“Zonja nga qyteti” do të rikthehet më e bukur se më parë!

Written by on 15/01/2020

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka informuar lidhur me ecurinë e punimeve për ndërtimin e rrugës Pogradec-Tushemisht. Fshati Tushemisht ndodhet vetëm 6 km larg Pogradecit, ku “Zonja nga Qyteti” dhe peisazhi piktoresk mirëpresin vizitorë vendas dhe të huaj. Tashmë ky destinacion do të arrihet më shpejt dhe më me lehtësi pasi rruga lidhëse mes tyre është në proces rikonstruksioni në kuadër të programit “Rrugët Lidhëse Rajonale”  me financim të qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Më herët kjo rrugë ka qenë e amortizuar, me gropa dhe shtresa asfaltimi të dëmtuara. Ndërhyrja pritet të ketë ndikim pozitiv në turizëm, me synim rritjen dhe rigjallërimin e bizneseve të vogla.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist