Ja cili është ishulli që nuk e njeh orën !
Written by rt on 24/06/2019
Një ishull në Norvegji i ka thënë lamtumirë orës dhe kohës. Banorët por edhe turistët do ti përshtaten rregullit të eleminimit të orës. Arsyeja e vendimit lidhet me kushtet e Arktikut, ku në bazë të stinëve ditët janë në errësirë ose dritë totale. Në stinën e verës, dielli nuk perëndon për 60 ditë me radhë dhe e kundërta në stinën e dimrit. Kjo e bën kohën dhe orën të panevojshme. Objektivi i kësaj nisme është krijimi i fleksibilitetit për banorët por megjithatë nisma është dukur skeptike për disa nga bizneset e ishullit.