Greva e trageteve, turistet bllokohen ne ishujt greke
Written by rt on 14/09/2018
Ishujt greke si Mykonos, Santorini dhe Kreta u preken nga greva e disa linjave te lundrimit e trageteve, te cilet jane destinacionet me te preferuar per turistet britanike. Ekuipazhi i trageteve konfirmoi se protesta mund te vazhdoje deri ne nje afat te pacaktuar nese nuk arrihet nje marreveshje mbi rritjen e pagave prej pese per qind dhe duke paguar ne kohe tatimet. Mendohet se 180 mije pushues mund te preken ne keto ishuj. Disa nga ishujt e prekur nga greva nuk kane aeroporte vendase, qe do te thote se nuk ka ndonje metode tjeter per t’i lene ato. Pasagjeret te cilet jane te prekur nga greva mund te kerkojne nje rimbursim dhe duhet te kontaktojne agjentet e tyre te udhetimit.