SHBA, shpallet Gjendja e Emergjences nga afrimi i uraganit Florence
Written by rt on 12/09/2018
Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjences per Karolinen e Veriut dhe ate te jugut teksa uragani Florence i afrohet ketij rajoni. Me shume se nje milion njerez jane urdheruar te evakuohen nga disa pjese te bregdetit juglindor amerikan. Zyrtaret po u bejne thirrje njerezve te pergatiten per erera dhe shira shkaterrimtare qe parashikohet te sjelle Uragani.Qendra Kombetare e Uraganeve tha se pret qe stuhia te preke toke te enjten mbrema ose te premten ne mengjes, duke e pershkruar ate si “nje stuhi jashtezakonisht e rrezikshme”. Florence eshte nje stuhi e kategorise 4, me erera maksimale te qendrueshme prej 215 kilometrash ne ore.