40 milione euro per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi!
Written by rt on 12/04/2018
40 milione euro per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi!
40 milione euro do te investoje Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Europian per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi. Gjate nje takimi me perfaqesues te biznesit ne kete sektor, Kreu i Delegacionit te BE, Romana Vlahutin u shpreh se per zhvillimin e turizmit nuk mjaftojne vetem çmimet e uleta por investimi ne ato ato gjera qe rajoni nuk i ofron. Perfaqesuesja e BE renditi disa pika ku po nderhyhet duke theksuar si te rendesishme mbeshtetjen financiare te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ne kete sektor. I pranishem ne kete takim ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u ndal te projekti per zhvillimin e turizmit, i cili do te shtrihet ne kater pika kryesore ne: Tirane, alpe, marina e bregdetit Adriatik dhe ne jug. Sipas Klosit pastrimi i mjedisit eshte detyra kryesore e kesaj periudhe para sezonit duke lajmeruar per nje tjeter aksion ne datat 16- 22 prill.