17% më shumë turistë në Kukës në 2018, Rama: Investoni në agroturizëm!

Written by on 06/04/2019

Shifrat e turizmit malor në gjithë qarkun e Kukësit janë rritur me 17% vitin e kaluar, krahasuar me një vit më parë.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët e Kukësit në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Kryeministri theksoi se investimet në agroturizëm dhe turizmin malor janë rruga e duhur që njerëzit të dalin nga varfëria.

“Mund të fitoni më shumë se në emigracion, në rast se investoni për transformimin e shtëpive në bujtina e ndërtoni struktura agroturizmi”, – tha Rama, duke vlerësuar se kjo zonë traditën e mikpritjes e ka shumë të fortë.

Kjo është mundësia, vijoi Kryeministri, që kursimet e emigrantëve të investohen këtu, në shtëpitë e tyre. “Ne kemi një program që i mbështesim me para drejtpërdrejt nga fondi i qeverisës apo fondi i KE-së dhe jo me kredi. Bujtinat dhe agroturizmi e sjellin  konsumatorin në shtëpi dhe krijojnë ekonomi të qëndrueshme familjare”, – tha Rama. /j.p/ATSH-Maela Marini/ 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist