Thesaret e fshehura të Europës!

Written by on 01/07/2019

Ndërkohë që në rezervimet e udhëtimeve kryesojnë destinacionet e përmasave të mëdha në kontinentin europian, fshehur janë edhe ato , qytetet me bukuri përrallore. Në skajet e panjohura të Europës , qetësisht pasqyrojnë një botë të madhe kulturore 10 vende që mund t’iu bëjnë të mos largoheni kurrë nga aty.

1.Odense, Danimarkë

 

Si vendi i lindjes së shkrimtarit Andersen,qyteti u ofron lexuesve të përrallave një vend të pikturuar si të tillë. Qyteti është i mbushur me atraksione që të kujtojnë autorin, muze , si edhe skulptura të ndryshme kushtuar personazheve të tij. Rrugët piktoreske të qytetit janë të dizenjuara për ciklistët dhe këmbësorët.

Image result for Odense, Denmark
2.Coimbra, Portugali

I njohur dikur si kryeqyteti i Portugalisë, Coimbra është lehtësisht i lexueshëm me kulturë dhe histori mesjetare. Kisha që datojnë prej Perandorisë Romake, galeri arti, gërmadha mesjetare mund të vizitosh përgjatë udhëtimit tënd në Coimbra.

Image result for Coimbra, Portugal

3.Freiburg im Breisgau, Gjermani (frajburg im brajsgau)

Përshkruar prej lumit Dreisam, dhe mes pyjeve të zeza , ky vend quhet ndyshe edhe si kodra magjike. Fundjavat relaksuese mund të bëhen të paharrueshme .Perla e vogël gjermane mund të mbetet në guidën tuaj destinacion i preferuar.

Image result for Freiburg im Breisgau

4.Masstricht ,Hollandë

Qyteti i shtrirë nga të dyja anët e lumit Meuse, është i rrethuar nga fshatra mahnitës , dhe pamje piktoreske. Të apasionuarit pas historisë , me siguri nuk do të donin të largoheshin për një kohë të gjatë nga qyteti . Si shtëpi e vreshtave më të famshme, është ndër vendet më të preferuara të degustuesve të verës.

Image result for Maastricht

5.Matera ,Itali

Qytet i vogël historik, i njohur për kulturën e larmishme, është vetëm pak kilometra larg bregdetit Amalfi. Ajo që i tërheq më tepër turistët drejt këtij vendi piktoresk, janë shpellat në të cilat mund të kalohet edhe nata apo të konsumohen vaktet ushqimore.

Image result for Matera ,Italy

6.Mons, Belgjikë
Mons është shtëpia e tre monumenteve të kulturës . Ky qytet ka përzierje të mahnitshme të civile, ushtarake dhe fetare.

Image result for Mons

 

7.Sibiu, Rumani
Qytet që përzien tri kultura së bashku, atë hungareze, gjermane dhe rumune. Mund të përshkruhet lehtësisht në këmbë . Artitektura e vecantë e qytetit , është mrekulli.

Image result for Sibiu

8.Torun,Poloni
Torun, është një ndër qytetet e fshehura më të bukura të Polonisë. I tejmbushur me muze , qyteti është vendi i lindjes së astronautit Nikolas Kopernik. Në nder të tij janë ndërtuar disa muze dhe galeri arti.

Image result for Torun

9.Vezelay, Francë
Vezelay(vejzle), qyteti kodër i Francës është monument kulture i mbrojtur nga UNESCO. Përvec panoramave pikoreske , qyteti është i preferuar për verërat e bardha lokale, por edhe për galeritë e artit.

Image result for Vézelay

10. Pilsen, Republika Ceke
Qyteti shtrihet vetëm pak kilometra nga Praga. Në qendër të qytetit shtrihet një shesh piktoresk i vjetër me pemë dhe kopshte që të lënë pa frymë. Pjesa tjetër është më industriale- shtëpia e birrës “Pilsen”.Vizitorët mund të ekspolorojnë muze dhe galeri

 

Image result for Pilsen


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist