Taj Mahal demtohet nga turizmi masiv, vendos rritjen e tarifave!

Written by on 13/12/2018

Nje nga vendet me terheqes te Indise, Taj Mahal tashme do te jete destinacioni me i veshtire per tu vizituar. Autoritetet ne Agra, Indi kane njoftuar se duke nisur qe nga kjo jave, çmimet e biletave ne nje nga vendet me te famshme te Trashegimise Boterore  te Unesco –s jane rritur jo vetem per turistet nderkombetare, por edhe per vendasit. Çmimi i hyrjes eshte rritur nga 70 cent ne 3.5 dollare per qytetaret indiane. Ndersa, femijet nen moshen 15 vjeç ende mund te vizitojne falas, pavaresisht kombesise qe ata kane.Qeveria indiane shpjegoi se ka nje mbi popullim te turizmit si arsye kryesore, e cila kjo perkthehet ne nje rritje te çmimit te biletave. Aktualisht, Taj Mahal vizitohet rreth shtate milione vizitore ne vit, gje qe ka çuar ne mbipopullim dhe demtime strukturore.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist