Syri i Kalter do të jete më i pastër këtë verë!

Written by on 20/04/2019

Një javë pasi ka nisur aksioni i pastrimit në Syrin e Kaltër, ne Sarandë ky destinacion po rifiton pamjen e tij të mrekullueshme. “Destinacioni më i preferuar për turistët që zbarkojnë në Sarandë, meriton pastrim rrenjesor ne menyre qe mos te kete me asnje mbetje inerte apo urbane. Gjelbërim i sistemuar dhe pastërti ashtu siç e meriton ky tempull i natyrës shqiptare “, u shpreh zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi. Aksioni i pastrimit do të vijojë përgjatë gjithë muajit prill dhe maj, që sezoni i ri veror të nisë me më shumë cilësi, pastërti dhe standarde, për të pritur më shumë turistë në këtë destinacion. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist