Sfida e re e rrjeteve sociale!

Written by on 14/03/2019

Sfida e re e rrjeteve sociale!

Kohët e fundit kemi vënë re sfida të ndryshmë në rrjetet sociale, kryesisht në instagram të cilat bëhen virale duke u kthyer kështu në një trend për idividët që e testojnë nismën. Ndërkohë që disa prej tyre mund të jenë negative, si #Momochallenge, apo krejtësisht pa kuptim si #10yearschallenge, e fundit në fakt është një sfidë tepër pozitive dhe që mund të ketë një impakt të mirë mbi mjedisin. Kësaj radhe bëhët fjalë për një sfidë të re #trashtag ose “Trashtag challenge”, e thene në shqip “Sfida e mbledhjes së mbeturinave” dhe inkurajon njerëzit që të nxjerrin foto të tyre duke pastruar vendet që frekuentojnë. Me qindra njerëz kanë shpërndarë momentet kur janë në një park dhe kanë vendosur të mbledhin mbeturinat të lëna pas nga njerëzit e tjerë, ose teksa kanë dalë për nje ecje në rrugë kanë vendosur mos ta lënë të ndotur, por ti grumbullojnë plehrat në një vend dhe ta pastrojnë. Megjithëse ideja e kësaj sfide është vënë në praktikë edhe vite më parë, përsëri ia doli të kthehej në një trend goxha pozitiv. Sfida #trashtag ka filluar vetëm fundjavën që shkoi dhe po vazhdon të shpërndahet masivisht nga njerëzit. Përdoruesit e rrjeteve, Instagram, Twitter, Facebook janë duke bërë një kolazh me dy foto, e para është foto e vendit të mbushur me mbeturina dhe e dyta është foto e ndryshimit drastik që pëson pasi pastrohet. Tani është duke u lufutar që #trashtag të bëhet sfida kryesisht e çdo fundjave, kohe kur njerëzit zakonisht shkojnë në udhëtime.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist