Raporti për 2021/ Në Kinë do rritet ndjeshëm turizmi vendas!
Written by Radio Travel on 23/02/2021
Një total prej 4.1 miliardë udhëtimesh turistike të brendshme do të bëhen në Kinë gjatë 2021 ose 42 për qind më shumë se 2020-ta, sipas një raporti të lëshuar nga Akademia e Turizmit të Kinës. Kina pritet të fitojë kështu rreth 511 miliardë dollarë amerikanë të ardhura nga turizmi i brendshëm në 2021.
Krahasuar me 2020-ën, mes ndikimit të pandemisë COVID-19, Kina pa afërsisht 2.8 miliardë udhëtime të brendshme turistike, duke shënuar një rënie prej 52.1% krahasuar me 2019, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit./radiotravel.al