Porti i Durresit kete sezon do te prese me shume se 25 krocera

Written by on 12/02/2019

Porti i Durresit kete sezon do te prese me shume se 25 krocera
Sezoni turistik ne portin e Durresit kete vit do te nise me shpejt dhe do te zgjase mbi 9
muaj. Deri tani ne Autoritetin Portual Durres eshte njoftuar mberritja e 25 kroçerave dhe
velierave turistike, te cilat do ta vizitojne qytetin e Durresit nga muaji shkurt deri ne
nentor te ketij viti. Kroçera “La Belle De LAdriatique”, qe pritet te mberrije me 19 shkurt
ne Durres,  gjate periudhes shkurt-prill 2019 do te ankorohet 7 here radhazi ne kalatat e
portit me te madh te vendit.Perveç kroçerave ne Durres pritet te ankorohen edhe nje
numer shume shume me i madh jahtesh turistike te permasave te ndryshme. Ne portin e
Durresit gjate sezonit veror 2018 mberriten me kroçera turiste nga rreth 50 vende te
botes, por numrin me te madh e zene vizitoret nga SHBA, Turqia, Japonia, Franca,
Britania e Madhe dhe Holanda. Nga maji deri ne nentor te 2018 jane ankoruar 15 kroçera
dhe veliera me 6553 turiste gjithsej.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist