Pas përmbytjeve katastrofike, një tjetër telash për qytetin e Venecias!

Written by on 15/01/2020

Vetëm disa javë nga përmbytja e madhe që shkaktoi dëme të mëdha, kanalet e Venecias janë thuajse të thata për shkak të baticave dhe zbaticave. Dy muaj më parë, niveli i lartë i ujit në Venecia arriti 187cm  duke lënë rreth  70% të qendrës së qytetit në ujë të kripur. Përmbytja e ka dërguar nivelin e ujit në nivelet më të larta në më shumë se 50 vite. Por, gjatë ditës së shtunë, qyteti ishte me pamje të ndryshme, me gondolat e saj të famshme dhe anijet pothuajse të parkuara në fund të kanaleve.


Current track

Title

Artist

Background