Miliona euro në “xhepin” e linjave ajrore. Pandemia nuk rimbursoi asnjë pasagjer!
Written by Radio Travel on 20/02/2021
Afërsisht 2.3 milionë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nuk i kanë marrë paratë mbrapsht për fluturimet që nuk mund të bënin vitin e kaluar, ndonëse kishin paguar për biletën. Që kur Mbretëria e Bashkuar hyri në bllokimin e saj të parë në mes të marsit të 2020-ës, miliona njerëz kanë pasur rezervime fluturimi që nuk u anuluan nga linja ajrore, por nga shkaqet e jashtëzakonshme të pandemisë.
Për arsye që në pjesën më të madhe të rasteve janë jashtë kontrollit të tyre, qytetarët britanikë duket se nuk kanë të drejtën ligjore për t’u rimbursuar./radiotravel.al