Air France, plot 7.1 miliardë euro humbje për vitin 2020!

Written by on 20/02/2021

“Air France” ka raportuar një humbje prej 7.1 miliardë eurosh për vitin 2020 pasi pandemia globale Covid-19 rrënoi udhëtimet ndërkombëtare. Numri i pasagjerëve ra me 67 përqind vitin e kaluar, ka bërë të ditur linja ajrore përmes një deklarate, ndërkohë që të ardhurat janë 59% më pak krahasuar me vitin e kaluar.

 

Benjamin Smith, shefi ekzekutiv i Air France shprehet se: “Viti i kaluar testoi Air France Group me krizën më të rëndë të përjetuar ndonjëherë nga industria e transportit ajror”.

 

Image result for Benjamin Smith

Air France është një lojtar kryesor global në tre fusha: Transporti i udhëtarëve, transporti i mallrave dhe mirëmbajtja e avionëve./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist