“Kufijtë e Australisë do të hapen deri në Krishtlindje” thotë Ministri i Turizmit

Written by on 22/09/2021

Australia planifikon të hapë kufirin e saj ndërkombëtar deri në Krishtlindje duke hequr një nga kontrollet më të rrepta në botë mbi udhëtimet jashtë shtetit që nga fillimi i pandemisë. Australianët do të jenë në gjendje të udhëtojnë jashtë vendit, pa asnjë kufizim në destinacion, pasi shkalla e vaksinimit në shtetin e tyre përkatës arrin 80%, tha Ministri i Turizmit Dan Tehan.

Kufijtë e Australisë janë mbyllur kryesisht për jo-rezidentët që nga marsi i 2020-ës./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist