Korfuzi, një nga destinacionet më popullore në të gjithë Evropën.

Written by on 14/03/2019

Korfuzi, ishulli smerald grek Ishulli i Korfuzit është një nga destinacionet turistike më kozmopolitanie të Mesdheut dhe një nga destinacionet më popullore në të gjithë Evropën. I vendosur në detin Jon në hyrje të detit Adriatik, me një sipërfaqe prej 592 km ², është një nga ishujt më të mëdhenj në Greqi. Numri i turistëve tejkalon numrin e banorëve të ishullit. I njohur ndryshe me pseudonimin si ishulli smerald, ai është i pasur me bimësi, plazhe të arta dhe pamje të jashtëzakonshme. Korfuzi dallohet për oazet e tij te qetësisë. Çmimet janë deri-diku të arsyeshme dhe nuk do të hasni në surpriza. Në brendësi, ishulli është i bukur, rrugët janë të mira, edhe pse të ngushta dhe me shumë kthesa. Plazhet e Korfuzit janë ndër më të bukurit në Greqi. Vështirë për të zgjedhur se cili është më i mire. Pelekas eshte nje plazh me rere, me kodra të pyllëzuara ne sfond. Glyfada (glifadha) është një tjetër plazh i rekomanduar, Plazhi Sidari(sidhari) ujërat e cekët dhe restorantet e plazhit e bejne një plazh te preferuar per familjet me fëmijë, ndersa Aghios Gordios është i preferuar nga disa familje apo grupe rinore aktive ne kerkim te aktiviteteve sportive dhe zhytjeve ujore. Nëse dëshironi që të mos e kaloni të gjithë ditën në ambientet e hotelit apo të resorit, atëherë mund të bëni ekskursione me anije apo autobusë, në ishujt, gjiret dhe fshatrat më të bukur të Korfuzit. Një vizitë në kështjellën e qytetit të vjetër në Palokastrica apo në një nga ishujt e vegjël përreth do t’ua bënte shumë interesante ditën. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe tavernat e famshme greke që ofrojnë prodhime të freskëta deti, gatime tradicionale vendase e mesdhetare dhe verërat më të njohura. Mund t’ju sugjerojmë një vend, quhet Doukades ku mund të shijoni sufllaqet më të mira në të gjithë ishullin. Por nga ana tjeter Korfuzi eshte nej ishull me histori dhe kulturete pasur. Kur ai ishte nën pushtetin e Venedikasve,Francezëve dhe Britanikëve, kultura e Korfuzit u ndikua shumë prej tyre. Për shkak të këtij fakti, atje u hap Universiteti i Parë Grek, Orkestra Filarmonike e Parë dhe Shkolla e Parë e Arteve të Bukura. Qyteti i Vjetër i Korfuzit është shpallur një vend i Trashëgimisë Botërore Unesco. Ndërsa shëtisni nëpër rrugët e tij të ngushta ,në të ashtuquajturat “kantina” ju mund të ndjeni një magji të fuqishme rreth atmospheres së qytetit. Kjo magji e ka origjinën nga monumentet e saj historike dhe trashëgimia multi-kulturore. Për të zbuluar këto pamje një shëtitje nëpër qytetin e vjetër të Korfuzit është e vtmja gjë që duhet të bëni.

Zbuloni:

-Sheshi Spanjoll (Espinada) është sheshi më i madh në Ballkan që ndodhet në qendër të qytetit të vjetër të Korfuzit përpara Kalasë së vjetër. Thuhet se është ndërtuar për arsye mbrojtjeje nga Venedikasit, gjatë shekullit XVI dhe XVII. –Liston ndodhet përgjatë një ane të sheshit Spianada dhe është pika më e zakonshme e ishullit, e mbushur me kafene elegante.

–Kisha e Shën Spiridhonit ,ai është shenjti mbrojtës i Ishullit të Korfuzit.Sendet e tij mbahen në kishë dhe i ekspozojnë në Qytetin e Vjetër të Korfuzit 4 herë në vit.Kjo bëhet për të festuar mbrekullitë e tij. (E Diela e Palmës, e premte e mirë, 11 gusht dhe e diela e parë e Nëntorit).

–Muzeu I kartmonedhave ndodhet në Bankën Ionian ku paraqitet një përmbledhje e monedhës greke nga viti 1822 deri në ditët e sotme. –Muzeu Arkeologjik në të cilin mund të gjeni zbulimet arkeologjike të Tempullit të Artemisit dhe të qytetit antik të Korfuzit.

–Muzeu I Dionisios Solomos poetit nderkombetar grek eshte ne Corfuz edhe sepse ai eshte lindur ne Zante tene vitin 1798.Ai kaloj jeten me te madhe tek ishulli I Korfuzit dhe vdiq atje ne vitin 1857.Shtepia e tij u demtua ne luften e II boterore dhe u ndertua prape per nderin e tij dhe eksiston sot si museum.

–Muzeu i artit Aziatik është i vetmi i këtij lloji në Greqi. Pas një kontributi prej 10,500 artikujsh nga Georgios Manos, muzeu u themelua në vitin 1927. Ai është ngritur në një ndërtesë neoklasike në stilin gjeorgjian.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist