Gallup, shqiptaret nder me pozitivet ne bote!

Written by on 26/10/2018

Rritja ekonomike nuk tregon gjithmone gjithçka. Sipas studimit me te fundit te Gallup,  ndonese jetojne ne nje nder shtetet me pak te zhvilluara te Europes, shqiptaret dine te shijojne jeten dhe nuk u mungojne emocionet e mira. Raporti “Emocionet Globale 2017”, nxjerr Shqiperine si nje nder vendet me pozitive ne bote, me 51% te personave qe perjetojne me shume ndjesi pozitive se negative, per vitin e shkuar.Vendi yne renditet ne vendin e 50 ne listen e me pozitiveve ne bote, nga 142 ekonomi te studiuara. Vendet qe kryesojne ne kete studim, jane ato latine, Paraguaji, Kosta Rika, Panama, te cilat duket se ‘ua bejne qejfin vetes’. Ndersa te fundit te liste, jane vendet kryesisht me konflikte, perkatesisht Jemeni, Turqia, Iraku. Ne Ballkan, rezultatet jane te ngjashme, me nje nivel me te ulet duket te jete vetem Maqedonia.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist