Drejt perfundimit ndertesa me e larte ne Europe!

Written by on 13/08/2018

 

Ndertesa me e larte ne Evrope eshte pothuajse e perfunduar. E vendosur mbi nje kompleks te ri ujor ne Shen Petersburg, Rusi, kulla e Qendres Lakhta ka nje lartesi prej 462 metrash. Ndertesa eshte e perbere nga 87 kate. Hapesira banimi dhe komerciale do te instalohen deri ne nje lartesi prej 360 metrash, mbi te cilat nje zone vrojtimi dhe restoranti do te ofrojne pamje te mahnitshme. Qendra Lakhta filloi te ndertohej ne 2012 dhe do te sherbeje si selia e gjigantit rus te gazit Gazprom. Firma eshte vendosur te levize ne fund te vitit 2019. Sipas arkitekteve , pjesa e jashtme e nderteses do te perfundoje deri ne fund te kesaj vere. Themelet e nderteses u vendosen  82 metra ne toke, ndersa struktura eshte stabilizuar nga 15 kolona perimetrike. Fasada eshte e perbere nga 16,500 panele qelqi individuale te pajisur me kapak automatik dhe valvola te dizenjuara per te minimizuar humbjen e nxehtesise. Qendra Lakhta tani renditet si ndertesa e 13-te me e larte ne bote.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist