Brexit dhe ndikimet ne turizmin europian.

Brexit dhe ndikimet ne turizmin europian.

Like
30
0
Friday, 09 February 2018
Travel News

Brexit edhe pse ende jo zyrtar po demton sektorin turistik europian. Sipas Shoqates Europiane te Tur Operatoreve problemet kryesore kane te bejne me punesimin e personelit nga Mbreteria e Bashkuar ne sektorin e turizmit dhe gjithashtu renia e numrit te turisteve britanike ne Bashkimin Europian e anasjelltas. Aktualisht Britania mbetet nje nder destinacione me te preferuara europiane por gjithashtu edhe si nje prej tregjeve kryesore te turisteve brenda unionit , gje qe pas Brexit pritet te ndryshoje ndjeshem.

————————————————

Shqiperia eshte promovuar nga revista e udhetimit te klubit gjerman te automobilave “ADAC Motorwelt”. Kjo reviste i ka kushtuar nje shkrim trendeve te destinacioneve turistike per kete vit dhe Shqiperia eshte renditur mes vendeve te tjera si nje destinacion perfekt per 2018. Resvita shkruan se vendi yne si nje destinacion turistik i njohur per shume turiste nga shume vende te botes, vazhdon te terheqe vemendjen dhe kureshtjen e shume turisteve dhe vizitoreve te huaj, te cilet rezervojne udhetime turistike ne qytete te ndryshme pergjate sezonit veror dhe dimeror.

————————————————-

Bregdeti jugor i Shqiperise eshte bere pjese e nje shkrimi promovues nga The Culture Trip. Websiti i specializuar per udhetimet shkruan se Shqiperia me fshatrat e kendshem tradicionale, kalldremet dhe kishat e vogla ortodokse, eshte plot me plazhe te mrekullueshem me ujera te kristalta, qe rivalizojne Greqine fqinje me gjysmen e çmimit. Ne artikullin interesant qe e sugjeron vendin tone si zgjedhjen me te mire te sezonit veror 2018 renditen 11 plazhe ne brigjet e rivieres vendase qe duhen vizituar patjeter.

————————————————-

Ceremonia e hapjes se Lojerave Olimpike te dimrit 2018 filloi sot ne ne Pyeongchang, ne Korene e Jugut, ku do te zhvillohen kompeticionet deri me 25 shkurt. Me shume se 2 900 sportiste do te konkurojne per 102 tituj qe do te jepen ne shtate sporte dhe 15 disiplina gjate ketyre dy javeve, ngjarja e pare sportive e vitit 2018 para Kupes Boterore te Futbollit ne Rusi kete vere.Lojerat Olimpike 2018, te quajtura “Lojerat e Paqes” nga Koreja e Jugut, jane shenuar tashme nga afrimi spektakolar i realizuar mes dy Koreve, armiq historik zyrtarisht ne lufte qe prej vitit 1953. Nderkohe eventi pritet te dergoje vec te tjerash edhe nje numer te konsiderueshem turistesh ne Korene e Jugut.

————————————————–

Dubai e mbylli vitin e kaluar me plot 16 milione turiste nderkombetare, nje rritje me 6% me shume se viti 2016 dhe nje hap me shume drejt objektivit per te arritur 20 milione turiste brenda vitit 2020. Europa Lindore , India dhe Lindja e Mesme ne pergjithsi kane qene tregjet qe kane emetuar me shume turiste drejt Dubait. Aktualisht autoritetet po fokusohen tek rritja e kapaciteteve pritese te turisteve ne strukturat vendase dhe shtimi i atraksioneve te vecanta turistike.

—————————————————

Edhe pse Kuba ka vendosur nje rekord te mberritjeve nderkombetare prej 4.7 milionesh vitin e kaluar , prej te cileve 620 mije amerikane, numri i ketyre te fundit ka rene ne destinacionin ishullor muajt e fundit. Arsyet kryesore kane qene ato te ndalimit te udhetimit te amerikaneve drejt Kubes pas ngjarjeve me perkeqsimin e shendetit te disa diplomateve amerikane ne Kube si dhe kalimi i uraganeve te fuqishem muajt e fundit te vitit 2017. Sipas te dhenave te autoriteteve pas rritjes rekord te numrit te turisteve amerikane ne Kube gjate 2016 , situata ne kete fillimvit nuk duket pozitive. Gjithsesi pas Amerikes, Europa mbetet kontinenti qe dergon me shume turiste ne Kube, numri i te cileve pritet te rritet kete vit.

—————————————————-

Izraeli e cileson 2017 si nje vit teper te suksesshem sa i takon turizmit. Ne total vitin e kaluar kete destinacion e vizituan mbi 3.7 milione turiste , nje rritje me 45% me shume sesa viti 2016. Vetem ne dhjetor vendin e vizituan plot 300 mije turiste. Shtetet e Bashkuara te amerikes mbeten tregu me numrin me te larte te turisteve ne Izrael, ndjekur nga Rusia, Franca, Gjermania dhe Britania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *