Kujt ja dedikon këngën Eugent Bushpepa, tashmë finalist në Eurosong 2018!!

Written by on 09/05/2018

3 minutat që çuan peshë zemrat e shqiptarëve, Eugent Bushpepa realizoi një nga performancat më të arrira dhe siguroi finalen e Eurovizionit për Shqipërinë, pas tre vitesh mungesë në finale!

Pas gjysmë finales së parë ku Eugenti këndoi i treti, u mbajt një konferencë me artistët që performuan. I pyetur nga prezantuesi nëse ndjen të njëjtat emocione kur këndon në këtë event me emocionet që ndjen kur këndon në club, Eugenti u përgjigj: “Për sa kohë që transmeton emocione me anë të muzikës, është e njëjta gjë”.

“Skena ishte fantastike. U ndjeva shumë mirë, publiku ishte gjigant. Të ndash dashurinë me publikun është njësoj”, u shpreh Eugenti.

I pyetur nga një fans gjatë konferencës se kujt ja kushton këngën, ai u përgjigj: “Është një këngë për dashurinë, është një këngë për mallin ndaj personave që do më shumë, kështu që unë ja dedikoj të gjithë shqiptarëve sepse po më mungojnë shqiptarët që kur kam ardhur këtu”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background