Tanzania e para qe takson blogerat, 930 dollare per licensim!

Written by on 16/04/2018

Tanzania e para qe takson blogerat, 930 dollare per licensim!

Interneti prej kohesh eshte cilesuar si nje treg per shkembimin e lire te ideve, por jo ne Tanzani, ku tashme licencimi i nje blogu do te kushtoje 930 dollare.Si pjese e rregullave te reja online, qeveria do te certifikoje te gjithe blogeret ne vend, duke ju vene nje tarife vjetore para se te nisin aktivitetin e tyre online. Dispozitat e reja gjithashtu perfshijne sherbimet online te radios dhe televizionit dhe ndikojne ne forumet online e te perdoruesit e mediave sociale. Per t’u autorizuar si ofrues i permbajtjes online, aplikantet duhet te plotesojne nje formular qe detajon koston e vleresuar te investimit.Por edhe pas dhenies se ketij dokumenti, autoritetet ende rezervojne te drejten per te revokuar nje leje nese nje faqe publikon permbajtje qe “shkakton bezdi, shfaq kercenime, shkakton deme ose te keqija, inkurajon ose nxit krime” ose rrezikon “sigurine kombetare, shendetin publik dhe sigurine”. Miratimi i ligjit eshte kulmi i goditjes se qeverise se presidentit John Magufuli mbi mediat dhe perdorimin e mediave sociale ne vend.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background