Zvicra nuk ofron më teste falas për të pavaksinuarit!

Written by on 13/10/2021

Autoritetet zvicerane kanë njoftuar se vendi nuk ofron më teste falas për ata që nuk janë vaksinuar ende ndaj Covid-19. Kjo do të thotë, se për të gjithë ata që duan të testohen ndaj virusit, do të duhet të paguajnë për testin e tyre. Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Këshilli Federal Zviceran, një vendim i tillë është marrë pasi numri i atyre që i nënshtrohen testimit të Coronavirus është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit dhe nivelet e vaksinimit mbeten të ulëta. Më herët, Zvicra e bëri pasaportën e COVID-19 të detyrueshme për të gjithë personat nën 16 vjeç, përfshirë turistët.

Kjo do të thotë që të gjithë duhet të kenë një certifikatë vaksinimi, shërimi ose testimi në mënyrë që të lejohen hyrje pa kufizime në bare, restorante dhe muze./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist