Italia rishikon kushtet për t’iu rikthyer normalitetit/ Nga 2022 ‘’Green Pass’’ nuk do të jetë i detyrueshëm!

Written by on 13/10/2021

Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë  në Itali, Andrea Costa, ka deklaruar se autoritetet italiane mund të rishikojnë masat e Covid-19 që vendi ka aktualisht, lidhur me përdorimin e Green Pass. Nëse kjo do të ndodhë, nënkupton se pasaporta e vaksinimit nuk do të duhet të përdoret më gjërësisht në 2022 njëjtë sikur përdoret tani. Costa, nënvizoi gjithashtu se emergjenca shtetërore e vendit përfundon në fund të vitit 2021 dhe nëse numri i personave të shtruar në spital vijon të jetë i ulët atëherë qytetarët e vendit do të mund t’i rikthehen normalitetit.

 

Aktualisht, Green Pass është i detyrueshëm për të gjithë, përfshirë turistët të cilët duan të kenë qasje në ndonjë nga mënyrat e transportit, siç janë autobusët, tragetet dhe avionët./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist