Zvicër/Pasaporta e vaksinimit e detyrueshme kudo dhe për këdo, përfshirë edhe turistët!

Written by on 11/09/2021

Autoritetet zvicerane kanë njoftuar se duke filluar nga 13 shtatori, certifikata COVID-19 do të jetë e detyrueshme për të gjithë personat mbi moshën 16 vjeç, përfshirë turistët, të cilët dëshirojnë të hyjnë në zonat e brendshme të restoranteve, objekteve kulturore dhe të kohës së lirë. Vendimi është marrë nga Këshilli Federal dhe do të mbetet në fuqi deri më 24 janar 2022.

Duke filluar nga e hëna, certifikata do të kërkohet për të hyrë në zona të mbyllura, të tilla si restorante, bare, teatro, koncerte, kinema dhe ngjarje të tjera private./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist