Zhvendosu në këtë vend dhe përfito bileta avioni falas. Ja detajet që duhet të dish

Written by on 02/12/2020

Hawaii po inkurajon profesionistët jashtë shtetit të zhvendosen në ishujt e tij të bekuar nga dielli. Për të interesuarit, vendi do të ofrojë një biletë vajtje-ardhje falas për në Honolulu dhe pjesëmarrësit do të ndihmohen për t’u integruar me komunitetet lokale. Punëtorët të interesuar për t’u bashkuar me programin në distancë duhet të plotësojnë një aplikim në internet deri më 15 dhjetor 2020. Pesëdhjetë aplikantë do të zgjidhen për fazën e parë dhe do të marrin një biletë vajtje-ardhje falas për në O’ahu, ku mund ta kalojnë kohën e tyre duke eksploruar qytete buzë plazhit, ujëvarat dhe malet në vendin e diellit dhe rërës.


Current track

Title

Artist