Këngëtarja dhe aktorja e famshme shpëton elefantin e braktisur nga bota

Written by on 02/12/2020

Elefanti i cilësuar si më i vetmuari në botë është transportuar më në fund nga Pakistani në shtëpinë e tij të re, në një vend të shenjtë në Kamboxhia. Lajmi nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi elefanti 36 vjeçar u shoqërua në udhëtim nga aktorja dhe këngëtarja fituese e Oskarit, Cher, e cila ndihmoi në procesin e shpëtimit, së bashku me shoqatën bamirëse “Free the Wild”. Pasi mësoi nga ndjekësit e saj në Twitter se Kaavan ishte lidhur me zinxhir në kopshtin zoologjik, avokatja e kafshëve të egra Cher, 74 vjeç, ndërmori misionin për të shpëtuar elefantin. Ky proces do të jetë pjesë e një dokumentari që do të transmetohet në 2021.


Current track

Title

Artist