Viti i Ri nuk ka përfunduar, ja cili është vendi që feston në 25 janar!

Written by on 14/01/2020

Këtë vit, festa e vitit të ri Kinez bie në 25 janar sipas kalendarit bujqësor. Ndërkohë që fluksi i udhëtarëve gjatë festës nis nga 10 janari dhe përfundon me 18 shkurt.  Parashikohet që gjatë periudhës 40 ditore , banorët kinezë do të bëjnë 3 miliardë udhëtime në total. Si lëvizja më e madhe periodike në botë, fluksi i udhëtarëve jo vetëm pasqyron etjen e kinezëve për tu ribashkuar me familjen në fund të vitit, por gjithashtu është një sfidë për aftësinë e sektorëve të transportit. Në të gjitha autostradat janë hequr pikat tarifore dhe drejtuesit e automjeteve mund të kalojnë drejtpërdrejt me bërjen e pagesës elektronike automatike. Në shumë linja hekurudhore, shiten biletat elektronike, me anën e të cilave, udhëtarët mund të futen në tren vetëm me një kartë identideti ose duke skanuar kodin QR (Quick Response Code) në celular.Bëhet e ditur se, qeveritë vendore të Kinës do të inkurajojnë pjesëmarrjen e më shumë ndërmarrjeve në ofrimin e shërbimeve të transportit inteligjent, duke realizuar menaxhim të përsosur në bazë të vëzhgimit bashkëkohor të lëvizjeve të udhëtarëve, të qarkullimit rrugor dhe fluksit në pikat turistike.


Current track

Title

Artist

Background