Vermoshi me një infrastrukturë të përmiresuar turistike.
Written by rt on 23/04/2019
Brenda gjashtë muajve, me 1.3 mln euro, kompania shqiptare që fitoi tenderin për zonën e Vermoshit, do të ndërmarrë një projekt për përmirësimin e infrastrukturës turistike në fshatin verior të vendit. Punimet e infrastrukturës turistike në Vermosh janë pjesë e një projekti madhor për zhvillimin e Alpeve dhe zonave bregdetare shqiptare, bashkëfinancuar nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës dhe një kontribut prej 6 milion euro nga qeveria shqiptare. Programi “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si dhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rrjetit rrugor dytësor dhe lokal.