Vendi alarmohet nga ndotja e ajrit, mbyllen të gjitha shkollat!
Written by rt on 16/12/2019
Autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave në Tehera dhe disa qytete të tjera të Iranit, për shkak të ndotjes atmosferike që arriti në nivele alarmi. Në Teheran një re gri, ka mbuluar të gjjthë qytetin, duke zhdukur totalisht malet që dominojnë në kryeqytet. Vendimi për të mbyllur shkollat erdhi pasi ndotja e ajrit arriti një prag të dëmshëm për grupet e personave të ndjeshëm. Autoritetet u kanë bërë thirrrje të moshuarve, fëmijëve dhe personave me vështirësi respiratore të qëndrojnë në shtëpi.