Vëmendje! Zonja dhe zotërinj, ky është lajmi i fundit: “Pengmarrje” në një avion në Tiranë!

Written by on 18/11/2019

BOEING!
Breaking news…
Vëmendje: Zonja dhe zotërinj, ky është lajmi i fundit:
Pengmarrje në një avion në Tiranë!
Një avion Boeing i serisë 104.6 merret peng nga një personazh i njohur i medias.
A ua merrte mendja që këtë akt “mafioz’’ do e kryente Edi Oga që gjithmonë është hequr si personazh paqësor!?
Relax, qetësohuni!
Nuk është ashtu siç po mendoni.
Ky nuk është lajm i kronikës së zezë, por padyshim është lajmi i vitit.
Këtë të hënë bëri ngritjen nga pista e “PREMIUM CHANNEL”, ekuipazhi më i ri i Boeing 104.6 mgh “RADIO TRAVEL”,me të cilin do të prese biletën çdo familje shqiptare, nga e hëna në të premte ora 07:00 – 10:00.
Ina, Jonka, Ermela dhe pasagjerët VIP të tyre, do t’ju mbajne mbërthyer në ekranin më të ri shqiptar, i vetmi në llojin e tij, “PREMIUM CHANNEL” dhe nën frekuencen tradicionale shqiptare të radio Travel, 104.6 mgh.
Me temën e ditës, çdokush do të bëhet pjesë interaktive e kësaj hapësire. Me informacionet relaksuese të disa rubrikave do të nisni një ditë”smart”.
I ftuari VIP do t’ju shuajë kureshtjen me gjëra të pathëna në aspektin personal dhe profesional.
Muzika qe do të shtojë energjinë e mëngjesit, do të shoqëroje çdo ulje-ngritje të boeing-ut tonë të sapo dalë në treg.
KUJDES: Çdo udhëtim është falas, ka bileta për të gjithë!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist