Vatrat e zjarrit ende shqetësuese, pamjet nga tuneli i Kalimashit bëhen virale!

Written by on 10/08/2021

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes disa vatra zjarri vijojnë të jenë shqetësuese, pavarësisht punës dhe ndërhyrjes së forcave operacionale në të gjithë territorin e vendit.Tashmë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të normalizuar situatën.

Forcat janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit, zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri. Aktualisht Kosova ka nisur një pjesë të ekipit nga Forcat e Sigurisë dhe Shërbimi zjarrfikës për të ndihmuar Shqipërinë në situatën në të cilën ndodhet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist