Udhëzimet e fundit: Karantina dhe testimi i pasagjerëve, strategji e kotë!

Written by on 04/12/2020

Përhapja e Covid-19 midis njerëzve që udhëtojnë besohet të jetë më pak se 1%.  Udhëzimet e reja nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, tregojnë se përhapja e infektimeve tek njerëzit që udhëtojnë me avion vlerësohet të jetë më e ulët se përhapja në përgjithësi tek popullsia. Raporti argumenton se udhëtarët nuk duhet të trajtohen si popullatë me rrezik të lartë dhe se thjesht duhet t’u nënshtrohen të njëjtave rregulla si popullata lokale. Shoqata për udhëtimet në industrinë e aviacionit “Airports Council International” e  mirëpriti raportin dhe u kërkoi vendeve anëtare të heqin karantinën apo kufizimet e tjera të udhëtimeve.


Current track

Title

Artist