Turqi/Sezon i suksesshëm veror pavarësisht pandemisë!

Written by on 28/09/2021

Për të festuar sezonin e suksesshëm të verës 2021 pavarësisht nga efektet e pandemisë, VAS Tour Turkey priti agjentët dhe operatorët me shitjet me te larta në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Operatoret shijuan luksin e resorteve më të mira të Antalias në datat 21-28 shtator, duke u akomoduar ne Gloria Golf Resort, Rixos Premium Tekirova dhe Land of Legends.

Gjatë këtyre ditëve të qendrimit atje VasTurkey kishte organizuar edhe nje garë olimpike mes grupeve VasTour2021, ku si rezultat i garave të golfit, volejbollit apo futbollit, skuadra maqedonase mori trofeun në shtëpi. Ekipet e Shqipërisë dhe Kosovës ndanë vendin e dytë.

Së shpejti kanali Premium Channel do të transmetoje nje material të plotë të kësaj eksperience si dhe intervistat në lidhje me vlerësimet e sezonit që sapo lamë pas!/radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist