Turistët spanjollë zgjedhin Shqipërinë!

Written by on 24/07/2019

Shqipëria vijon të mbetet atraksion turistik për turistë të shumtë nga Europa të cilët e kanë zgjedhur atë si destinacionin e preferuar për periudhën janar-qershor 2019.Turistët nga vende të ndryshme si Maqedonia e Veriut, Greqia, Zvicra, Italia, Anglia, Gjermania, SHBA kanë zgjedhur vendin tonë si destinacion turistik i cili ofron një turizëm gjithëvjetor, nga ai malor, deri tek ai i bregdetit.Sipas shifrave të INSTAT, turistët e huaj vijojnë të jenë në rritje në vendin tonë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2019.Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2019 është 2 milion, duke u rritur me 11,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Gjithashtu vendi ynë është vizituar gjatë periudhës janar-qershor 2019 nga 9247 shtetas nga Spanja, pra 25% më shumë vizitorë spanjollë se e njëjta periudhë e 2018.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist