Pushuesit nga Kosova, besnikë të brigjeve shqiptare!

Written by on 24/07/2019

Turistët nga Kosova edhe përgjatë këtij viti vijojnë të jenë pushuesit besnikë të bregdetit shqiptar. Edhe këtë sezon turistik, ata zgjodhën bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre verore.Veçanërisht fundjavat shënojnë edhe fluksin më të madh të qytetarëve nga Kosova të cilët i drejtohen jo vetëm bregdetit shqiptar, por edhe destinacioneve të tjera turistike që vendi ynë ofron.Shifrat e publikuara sot nga INSTAT konfirmojnë faktin se taksa e Rrugës së Kombit nuk ka ndikuar në uljen e numrit të pushuesve nga Kosova, përkundrazi gjatë këtij muaji ato kanë shënuar rritje më të lartë krahasuar me një vit më parë.Numri i turistëve nga Kosova që zgjodhën këtë qershor për të kaluar pushimet në Shqipëri, sipas INSTAT ka një rritje me 55% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në total kanë hyrë mbi 213 mijë shtetas nga Kosova.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist