Treni i parë në mbërrin në Rrugën e Mëndafshit!

Written by on 07/01/2020

Treni i parë i mallrave, i nisur nga Kina, 12 ditë më parë ka mbërritur në Poloni, në terminalin e Slawkowit, në jug të vendit. Mbërritjen e trenit e ka njoftuar agjencia polake e lajmeve duke theksuar se treni ishte nisur me 24 dhjetor nga qyteti X’ian në Kinën Qendrore duke përshkruar 9.5 mijë kilometra nëpërmjet Kazakistanit. Treni me 45 kontenjerë ka arritur të dielën në mëngjes duke vazhduar rrugën për në pistën e ndërtuar posaçërisht për terminalin Slawkow.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist