Tokio shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Lojërat Olimpike në rrezik!

Written by on 09/07/2021

Japonia ndodhet në një gjendje të vështirë pasi vetëm 7% e qytetarëve janë vaksinuar. Aktualisht autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio pas një vale tjetër të koronavirusit. Kryekëshilltari japonez për koronavirusin, Shigeru Omi, këshillon se është më mirë që Lojërat të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Mungesa e tifozëve pritet të rrisë kostot për organizatorët, sepse nuk mund të merren të ardhura nga biletat, ndërsa shpenzimet janë tepër të larta. Gjithsesi deri më tani nuk kemi ende një vendim zyrtar./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist