Tiranë-Rinas, së shpejti me anë të trenit elektrik!
Written by rt on 23/07/2018
Tiranë-Rinas, së shpejti me anë të trenit elektrik!
Qytetarët e Tiranës, benda pak vitesh, do të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit me tren elektrik dhe stacioni do të jetë thuajse në të njëjtin vend ku ka qenë stacioni i vjetër. Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë ceremoninë e vendosjes së instalacionit të lokomotivës me avull në hyrje të Bulevardit të Ri, në shenjë simbolike, si kujtesë për ish Stacionin e Trenit. Lokomotiva e vendosur në Bulevardin e Ri u prodhua ne vitin 1951 në Poloni dhe përfundoi misionin e saj në vitin 1986, në Shqipëri. Fillimisht u shërbeu udhëtarëve e më pas trenave te mallrave.