Tirana, në 19 destinacionet e reja europiane për t’u vizituar në 2019
Written by rt on 27/02/2019
Tirana, qyteti me më shumë ngjyra i Europës? Ndoshta. Arti i rrugës mbulon pothuajse çdo hapësirë të disponueshme dhe është shndërruar në një kartëvizitë të kryeqytetit më të keqkuptuar në të gjithë Europën, shkruan “Emerging Europe” në artikullin e saj.
“Kafene dhe bare të shumta shtrihen në rrugë gjatë verës dhe në fundjavë mund të ndjehet sikur gjysma e të gjithë të rinjve shqiptarë po festojnë. Vendasit miqësorë, çmimet e lira dhe mundësia për të eksploruar edhe më gjerë Shqipërinë (bregdeti është vetëm një orë me makinë në njërën anë, dhe kodrat e pyllëzuara të Dajtit në anën tjetër) e bëjnë Tiranën një vend perfekt për një pushim veror”, vijon artikulli.
Tirana renditet në një listë së bashku me qytete si, Ohri në Maqedoni, Budva në Mal të Zi, Prishtina në Kosovë, Lublin në Poloni, Lyiv në Ukrainë, Oradea në Rumani, Batumi në Gjeorgji, Parnu në Estoni, Naftalani në Azerbajxhan, etj.