Investimi në rrugën Peshkopi-Kukës për turizëm malor drejt Lurës

Written by on 27/02/2019

Ka nisur puna për investimin e rrugës nacionale Peshkopi-Kukës në njësinë administrative Arrës, një investim që do të rrisë potencialin turistik, investimet në agroturizëm, si dhe do iu shërbejë 6 fshatrave për lëvizje të lirë”, tha kryetari i bashkisë Dibër, Muharem Rama.

Ky segment rrugorë hap shtegun e një destinacioni turistik siç është Lura një parajsë e turizmit malor në Shqipëri.

Kryetari i bashkisë Rama shprehet se ky investim prej 6 km infrastrukturë rrugore që lidh rrugën nacionale Peshkopi-Kukës është një financim i qeverisë shqiptare me anë të Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development.

“Arterja kryesore për pjesën veri perëndimore të bashkisë Dibër, duke lidhur fshatra dhe 6 njësi administrative. Ky investim shton frekuentimin e të gjithë sonës si potencial turistik dhe investimesh në agroturizëm. Segmenti i ardhshëm që do të investohet në Arras-Lurë. Lura destinacioni i ardhshëm për turizmin malor. Ky investim sjell rivitalizim të hapësirës publike, shërbime publike afër qytetarëve, potencial turistik, rivitualizim të monumenteve të trashëgimisë kulturore, prodhim, shitje të produkteve tradicionale dhe artizanatit, zhvillim “Market Dibra”, zhvillim i panaireve dhe festave lokale, promovim i traditës dhe jetës në fshat”, tha ai.

Po ashtu ai shtoi se “nevojat për financime në bashkinë Dibër janë goxha të mëdha, duke marrë në konsideratë shtrirjen territoriale, rritjen e nivelit të jetesës dhe sensibilizimit qytetar për të marrë shërbime sa më cilësore në të gjithë territorin e bashkisë. Ne padyshim që po bëjmë maksimumin për të ofruar këto shërbime tek të gjithë qytetarët”, u shpreh kryetari i bashkisë Dibër, Muharem Rama.

“Sfidat sa vijnë e bëhen më të mëdha. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të sensibilizohen, të aktivizohen duke kontribuar sado pak në zgjidhjet e problemeve të përbashkëta në komunitet. Padyshim që të gjitha asetet dhe burimet njerëzore të bashkisë Dibër janë në funksion të qytetarëve”, tha ai

 

Credit. ata.gov.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist