Tetori rozë/Mamografi falas në të gjitha spitalet rajonale të vendit

Written by on 02/10/2021

Me nisjen e muajit tetor çelet edhe fushata kundër kancerit të gjirit. Nëpërmjet një mesazhi drejtuar grave dhe vajzave, Manastirliu bën apel të mos neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë në kohë ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit. Ministrja tha se mamografia tashmë është siguruar në çdo spital rajonal.

“Në këtë tetor rozë do t’i lutesha çdo gruaje të marrë vetëm 30 minuta nga koha e saj, të bëjë vetëkontrollin e gjirit dhe të kryejë mamografinë”, shprehet ministrja Manastirliu./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist