Tërmet i fortë në Pakistan, gra dhe fëmijë nën rrënoja!

Written by on 07/10/2021

Të paktën 20 persona kanë vdekur nga një tërmet i fortë që është ndjerë në provincën Balochistan të Pakistanit. Autoritetet kanë deklaruar se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi po vijojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit. Sipas BBC, shumë nga viktimat janë gra dhe fëmijë.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik, mësohet se tërmeti ishte me një mangitudë 5.9 të shkallës Rihter dhe ishte me një thellësi 9 kilometra./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist