Të dhënat e INSTAT/Tirana qyteti më i pasur, po më i varfri?

Written by on 24/06/2021

Sipas INSTAT qyteti më i pasur në Shqipëri është Tirana, ndërsa ai më i varfri është Kukësi. Të dhënat tregojnë se nga 12 qarqe të vendit, 8 prej tyre e kanë Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë poshtë mesatares kombëtare. Në këtë grup bëjnë pjesë Kukësi, Elbasani, Shkodra, Lezha, Dibra, Korça, Berati dhe Vlora.

Nga ana tjetër vetëm 4 qytete i kanë të ardhurat për frymë mbi mesataren kombëtare. Ato janë Durrësi, Gjirokastra, Fieri dhe Tirana me PBB-në për frymë sa 135% e mesatares kombëtare./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist