Studimi zbulon: Cili qytet ka shtëpitë më të bukura në botë

Written by on 22/01/2021

Malta është kurorëzuar si qyteti me shtëpitë më të bukura në botë. Me origjinën e saj që nga koha e Mesjetës, sipas 79% të njerëzve, shtëpitë në këtë zonë janë më të parezistueshmet. Rezultati vjen pasi ekspertët e strehimit në Homedit.com anketuan 4.839 njerëz, duke u siguruar atyre imazhe të shtëpive tradicionale nga 20 qytete të ndryshme në të gjithë botën, për të zbuluar se cili qytet ka shtëpitë më të bukura të banimit. Në vend të dytë renditet fshati Bibury në Angli duke marrë 76% të votave. Në vendin e tretë është Toskana, Itali. Shtëpitë e saj simpatike dhe tradicionale në fshat çuan 74% të njerëzve të votojnë shtëpitë toskane si ndër më të bukurat në botë. Pas Italisë, renditet Belgjika, Suedia dhe në vend të gjashtë Mykonos në Greqi.


Current track

Title

Artist