Disa falimentojnë, disa fuqizohen! Pandemia ndryshoi fatin e linjave ajrore

Written by on 22/01/2021

Qatar Airways njofton se do të shtojë portën e saj të 12-të në SHBA me rinisjen e fluturimeve duke filluar nga 1 qershori. Transportuesi gjithashtu do të rrisë ndjeshëm frekuencën duke kryer një total prej 83 fluturimesh javore. Pasi u bë transportuesi më i madh ndërkombëtar gjatë fazave të hershme të pandemisë, linja ajrore ka rindërtuar rrjetin e saj global për të forcuar pozicionin si linja ajrore kryesore e Lindjes së Mesme që lidh SHBA me Afrikën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Shefi Ekzekutiv i Qatar Airways, Akbar Al Baker, u shpreh se: “Ne jemi krenar që jemi linja ajrore kryesore e Lindjes së Mesme që siguron lidhje të sigurt dhe të besueshme nga Shtetet e Bashkuara përmes aeroportit më të mirë në Lindjen e Mesme. Duke mos ndaluar kurrë fluturimet në SH.B.A. gjatë gjithë pandemisë, ne kemi rindërtuar në mënyrë të qëndrueshme rrjetin tonë, duke rifilluar gradualisht fluturimet”. 


Current track

Title

Artist