Prej të dielës, testim i detyruar para hyrjes në Gjermani!

Written by on 23/01/2021

Qeveria e Gjermanisë ka klasifikuar 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19 ku bën pjesë edhe Shqipëria. Për këtë arsye duke filluar nga dita e nesërme hyn në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani si edhe 10 ditë karantinë. Lajmi u bë i ditur nga ambasada gjermane në Tiranë ku ndër të tjerash theksoi se në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani. Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frengjisht. 


Current track

Title

Artist