Studimi/Dy të tretat e evropianëve ende të pasigurt për të udhëtuar!

Written by on 10/09/2021

Një e treta e rreth 5.300 personave kanë theksuar se ndihen mirw duke udhëtuar edhe pse pandemia vazhdon. Studimi i fundit i Oliver Wyman u krye në nëntë tregje të mëdha si Italia, Franca, Gjermania, Spanja dhe territoret jashtë BE-së, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Kanadaja, dhe Kina. Studimi tregon se dy të tretat e evropianëve janë të stepur të udhëtojnë për shkak të masave parandaluese, kufizimeve dhe kostove të larta të karantinës që disa vende kërkojnë.

Sondazhi zbulon se të anketuarit në Francë ishin më të interesuar të udhëtonin përsëri, ndërsa pjesëmarrësit në vende të tjera si Gjermania, Spanja dhe Italia treguan më pak interes. Studimi zbuloi gjithashtu se rezervimet e minutës së fundit janë bërë një trend tjetër./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist