Strategjia e këtij vendi për të ringjallur turizmin, bën diferencën nga të tjerët!

Written by on 05/01/2021

Ministria e Turizmit e Republikës Dominikane ka njoftuar vazhdimin e planit të tyre të mbulimit shëndetësor falas deri më 31 mars. “Plani i ndihmës falas për udhëtarët ka provuar të jetë një sukses, pasi ai ka ndihmuar në pozicionimin e Republikës Dominikane si një destinacion të sigurt ku turistët mund të shijojnë ofertat e vendit me qetësi pasi ekziston një sistem shëndetësor i përgatitur për t’u kujdesur për to”, u shpreh Ministri i Turizmit i Republikës Dominikane. Plani falas i mbulimit shëndetësor përfshin kujdes të plotë për urgjencat mjekësore në rastin e Covid-19 duke përfshirë vizitat ambulatore, shtrimet në spital, ilaçet, vëmendjen e specialistëve dhe vizitat në qendra të ndryshme shëndetësore në të gjithë vendin.


Current track

Title

Artist