Spanja lehtëson masat për disa rajone të Italisë por shton në listën e vendeve me rrezik të lartë, Hungarinë, Portugalinë dhe Sllovakinë!

Written by on 15/09/2021

Pasi e vendosi të gjithë territorin e Italisë në listën e zonave me rrezik të lartë javën e kaluar, Spanja ka hequr edhe një herë disa rajone italiane nga kjo listë, por duke mbajtur në listën e kuqe një pjesë të madhe të vendit.

Të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zona e Sardenjës, Sicilisë, Toskanës, Ligurias, Piemontes, Bolzanos apo nga zonë e Lombardisë apo Puglias do të duhet të paraqesin dokumentet që vërtetojnë se jeni vaksinuar apo jeni shëruar ndaj Covid-19 si dhe një test që vërteton jeni negative ndaj virusit.

Në të njëjtën kohë, kërkesa për dokumentacionin e mësipërm është I vlefshëm dhe për udhëtarët që vijnë nga Hungaria, Portugalia apo Sllovakia pasi autoritetet spanjolle, I kanë vendosur këto vende në zonën e rrezikut.

Radio Travel.al

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist